Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS 2022 | FINALJA

Drita - Llapi, finalja e Kupës, caktohen tribunat dhe termini i ndeshjes

Drita - Llapi, finalja e Kupës, caktohen tribunat dhe termini i ndeshjes


18 May, 2022 @13:27

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll do të zhvillohet më 26 maj 2022, ndërsa sot është bërë i ditur edhe termini i ndeshjes në selinë e FFK-së, ka bërë të ditur një njoftim i botuar nga KF Llapi pak më parë.

Dueli do të zhvillohet në mbrëmje, me fillim prej orës 20:00 në stadiumin Fadil Vokrri, ndërsa në short është përcaktuar që Drita të jetë në cilësinë e vendases, kurse Llapi të jetë në cilësinë e mysafirit në këtë duel.


Foto: KF Llapi ka publikuar foton, ku shihet tribuna ku do të vendosen simpatizuesit e ekipit.

Gjithashtu, sa i përket tifozërive të skuadrave është bërë e ditur që Intelektualët e Dritës të jenë në Veri, ndërsa Legjendat e Llapit në Jug. Jugu ka kapacitet për 2613 tifozë, sa ka përafërisht edhe Veriu.

Sa i përket historisë, të dyja skuadrat kanë fituar nga një herë Kupën e Kosovës, derisa Llapi është fitues aktual i saj, pasi që për herë të parë e fitoi në vitin e kaluar. Drita e ka fituar Kupën e Kosovës për herë të parë dhe të vetme, në vitin 2001.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës