Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA 5-0 ULPIANA

Drita me fitore mbylli sezonin si nënkampione

Foto: DritaFC/fb

Drita me fitore mbylli sezonin si nënkampione


22 May, 2022 @16:51

Në një ndeshje të lehtë, pa presion nga kundërshtari vecse i rënë nga Superliga, Drita ka shënuar fitore 5-0 ndaj Ulpianës për të mbyllë stinorin si nënkampione e Kosovës.

Para kësaj xhiroje Drita ka qenë e treta në renditje tabelare, ndërsa me fitoren e sotme të saj dhe me humbjen e Gjilanit në Suharekë, nga kampioni i ri i Superligës Ballkani, nënkampione bëhet Drita.

TABELA AKTUALE

Seria e golave për Dritën ka nisur me Astrit Fazliun, për të vazhduar me të riun Ardit Tahiri, derisa në fund dueli u mbyllë me goleadë për nënkampionen 5-0 [ Astrit Fazliu 7,Ardit Tahiri 10, 66, Dienit Isufi 82, Almir Ajzeraj 89].

Ulpiana, këtu mbyll Superligën dhe stinorin që vjen do të garojë në Ligën e Parë, në Grupin B.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga