Të gjitha lajmet

PARA NDESHJES NDAJ SILEKSIT

Drita merr rezultatet e testeve për COVID-19

Drita merr rezultatet e testeve për COVID-19

15 September, 2020 @14:13

Skuadra e Dritës, kampione e Kosovës, ka marrë rezultatet e testeve për COVID-19 sot dhe sipas njoftimit të klubit, të gjithë futbollistët dhe stafi kanë rezultuar negativ.

Kujtojmë, Drita pas eliminimit nga Champions League për shkak të COVID-19 ka rënë në Europa League, ku do të takohet me Sileksin maqedonas në kuadër të xhiros së dytë kualifikuese.

Ndeshja Sileks - Drita do të zhvillohet në Shkup më 17 shtator 2020. Fituesi, kalon në xhiron e radhës kualifikuese.

Për shkak të pandemisë së shkaktuar nga coronavirus, UEFA ka vendosur që të gjitha ndeshjet kualifikuese për këtë sezon në garat evropiane të luhen në sistem eliminimi pa ndeshje kthimi, ku shorti përcakton kush është vendas e kush mysafir.

Ndeshja nëse nuk ka fitues përgjatë kohës së rregullt e vazhdimeve, shkon deri në penallti për të përcaktuar fituesin.

NENKAMPIONI VAZHDON BLERJET

Arbër Çyrbja përforcimi i radhës te Gjilani

14 September, 2020 @16:42

Nënkampioni i Kosovës në futboll, Gjilani, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me futbollistin e deritashëm të Teutës…

KAMERAT

Të drejtat televizive të ndara në mënyrë të barabartë

14 September, 2020 @13:45

Skuadrat e Superligës së Kosovës janë pajtuar të ndajnë në mënyrë të barabartë fitimin që vjen nga të drejtat televizive…

NGA FFK-ja

Ekipet duhet të bëjnë stadiumet me bar natyral

Stadium kosovar me bar sintetik / TOPSPORTI/ Arkiv

14 September, 2020 @12:21

Në takimin e fundit me Federatës së Futbollit të Kosovës dhe drejtuesve të klubeve të Superligës së Kosovës, ndër të…

DRITA

Kampionia e Kosovës mbyll afatin kalimtar me Enhar Cakollin

FOTO / Drita

11 September, 2020 @16:08

Kampionia e Superligës së Kosovës në futboll, Drita, ka përfunduar afatin kalimtar me lojtarin Enhar Cakolli. Cakolli ka nënshkruar kontratë…

LLAPI

Llapi shfrytëzon vendimin e CAS-it, rrëmben talentin Aliu

FOTO / Llapi

10 September, 2020 @22:19

Skuadra e Llapit para pak çastesh ka zyrtarizuar talentin Adonis Aliun. Adonisi ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me skuadrën e…

Të gjitha lajmet nga FFK Superliga