Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA - DRITA

Drita njofton Drenicën me humbje

Drita njofton Drenicën me humbje


19 September, 2021 @18:09

Pas tre fitoreve radhazi, Drenica është njoftuar me humbje në Superligë. Ka qenë nënkampionja Drita, që ka dalë me fitore nga Bajram Aliu sot, falë golave të shënuara Almir Ajzeraj dhe Hamdi Namani për 0-2 përfundimtare [Almir Ajzeraj 13, Hamdi Namani 54].

Ajzeraj sinjalizoi golin, kur në minutën e tetë nuk u gjend mirë pas harkimit të Ilir Blakçorit. E në sulmin tjetër shënoi për epërsi. 

Më pas ka qenë sulmuesi i dalluar i Drenicës Kreshnik Uka, që dy herë brenda pjesës së parë pati rast për të barazuar, por nuk u gjend më së miri. Bile, ai njëherë qëlloi edhe shtyllën (40), por goli s’erdhi.

TABELA AKTUALE

E kjo u kushtoi me humbje drenicakëve në pjesë të dytë, pasi që mesfushori qendror i gjilanasve, Hamdi Namani, qëlloi në portën e vendasve për të ngritur epërsinë në 0-2 (54). Ai provoi edhe në sulmin tjetër për të shënuar, por topi shkoi mbi portë (60).

Rasti tjetër i Drenicës, përsëri Uka nuk arriti të shënojë nga afërsia (68) dhe kështu kuqezinjtë vendas disi ranë nga loja për t’ia dorëzuar gjahun e plotë mysafirëve nga përballja për finalen 0-2.

Me këtë fitore Drita shkon në 11 pikë pas 5 xhirosh, ende pa humbje, derisa Drenica përjetoi humbjen e parë të stinorit dhe kështu pas pesë xhirosh mbetet në dhjetë pikë, por lartë në tabelë, në pozitën e katërt.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga