Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA 0-1 DRITA

Drita pa pardon, Simonovski rrezikon mbijetesën e Prishtinës

Fotot; FCDrita./fb

Drita pa pardon, Simonovski rrezikon mbijetesën e Prishtinës


15 May, 2022 @18:02

Prishtina nisi ndeshjen me ndihmës-trajnerin Debatik Curri, i cili mori detyrën nga i larguari në xhiron e kaluar Abdulah Ibrakovic.

Futbollistët bardhekaltër kërkonin pikë nga kjo ndeshje, pasi që janë ende të rrezikuar në luftë për mbijetesë përmes barazhit, ndërsa tentuan mjaft.

TABELA AKTUALE

Por, asnjëri prej sulmeve të tyre nuk u kurorëzua me gol, derisa në anën tjetër nga komplet 2-3 rastet e Dritës përgjatë ndeshjes, njëra u shndërrua në gol dhe atë në momentin pa i lënë gjasa për rikthim Prishtinës në Fadil Vokrri.

Ka qenë sulmuesi dhe golashënuesi më i mirë i ekipit të drejtuar nga Ardian Nuhiu, Marko Simonovski, që u zgjat mirë me kohë për të qëlluar coshen e portës së Eglant Haxhos, ashtu që të përcaktojë përfundimtaren, Prishtina 0-1 Drita [Marko Simonovski 90+2].

Derisa Drita ka arritur garat evropiane dhe xhirot e fundit po i luan për prestigj, Prishtina për herë të parë në histori prej se Kosova u pranua në garat e UEFA-së nuk do të dalë në garat evropiane, ndërsa për më tepër në xhiron e fundit i duhet fitore në Podujevë ndaj Llapit, ashtu që të sigurojë mbijetesën pa ndeshje barazhi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga