Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANTWERPEN 0-0 DRITA

Drita përsëri tregohet e madhe! Barazon ndaj Antwerpit

Drita përsëri tregohet e madhe! Barazon ndaj Antwerpit


21 July, 2022 @23:55

Radja Nainggolan i ka 34-vjet, ai po kalon stinorin e dytë me Antwerpenin në Belgjikë. Ish-lojtari i Cagliarit, Romës e Interit nuk ka arritur të bëj asgjë karshi Dritës së Gjilanit mbrëmë, që kishte koeficient 10.00 për barazim në duel si mysafir ndaj belgëve.

Toby Alderweireld është 33-vjeçar, ai është duke kaluar stinorin e parë te Antwerpeni, pas karrierës së tij me Ajaxin, Ateltico Madridin, Southamptonin dhe Tottenhamin. Finalist i Ligës së Kampionëve!

Për dyshen e lartpërmendur dhe arritjet e tyre me Belgjikën nëpër EURO e Botërore - tjetër muhabet!

Ritchie de Laet tash i ka 33-vjet dhe duke kaluar stinorin e pestë me Antwerpin. Ai në rini ka luajtur për Manchester Unitedin (2008—10), ndërsa deri vonë për Leicester Cityn (2012—2016) e Aston Villën (2016—2018), para se të kalojë në ligën belge.

Vincent Janssen, sulmues holandez 28-vjeç që ka bërë karrierë në Premier Ligë me Tottenhamin! Finalist i Ligës së Kampionëve! As afër golit!

Në krye të tyre, Mark Van Bommel, ish-mesfushori i PSV, Barcelonës, Bayernit dhe Milanit. Duke kryer punën e trajnerit aty nga kjo verë, pas largimit nga Wolfsburgu në Bundesligë. Por, pa sukses. Në fund, Antwerp 0-0 Drita.

Këta është dashur patjetër të përmenden në artikull, për të ditur, vlerësuar dhe çuar lartë e më lartë suksesin e arritur nga Drita, nënkampionja e Kosovës, që po drejtohet jashtëzakonshëm nga shkupjani Ardian Nuhiji.

Dhe kjo, nuk është befasi, pasi që shumë mirë dihet se për një rast të pashënuar në verën e kaluar, Drita ishte gati të eliminonte edhe Feyenoordin e Roterdamit, që përfundoi në finale të Ligës së Konferencës.

Muharrem Jashari @ Antwerp vs. Drita

Antwerpi, klubi mbretëror belg, nuk arriti asnjëherë të shënonte në portën e Faton Malokut, derisa disiplina e lojtarëve të Dritës, veçanërisht në mbrojtje ka qenë - shkollë në vete.

Belgët patën rreth 70% të posedimit të topit në përballje!

Nga kundërsulmet, rastin më të mirë e kishte Arbnor Muja, pak para fundit të ndeshjes - por shuti i tij u ndalë nga portieri Jean Butez! Portieri francez i ekipit në vlerë prej 67.40 milionë euro! Karshi Dritës që bën 4.48 milionë euro.

28 me 7 ishin shutat në të mirë të belgëve, ashtu siç ishin edhe kornerët 11-1 në të mirë të tyre. Raste të pastra për gol, 11-1! Rezultati përfundimtar 0-0 dhe më 28 korrik Drita pret belgët në Fadil Vokrri, për të treguar fuqinë në ndeshjen që nis prej orës 20:00.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League