Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA 3-1 MALISHEVA

Drita shënon fitoren e dhjetë sezonale

Foto: DritaFC/fb

Drita shënon fitoren e dhjetë sezonale


13 November, 2022 @16:37

Me golin e hershëm të shënuar nga penalltia përmes Besnik Krasniqit, Drita mori epërsinë ndaj Malishevës në përballjen e sotme. Mirëpo ka qenë mesfushori Drilon Hazrollaj që futi në ri-angazhim ekipin e Ardian Nuhiut, pasi që barazoi në fillim të pjesës së dytë.

TABELA AKTUALE

E pas kësaj Drita ktheu epërsinë me Ilir Blakcorin, ndërsa 7 minuta para fundit të duelit ka qenë sulmuesi Ardit Tahiri, që shënoi për rehati dhe fitore të lideres së kampionatit, Drita 3-1 Malisheva [Besnik Krasniqi 10pen., Ilir Blakcori 60, Ardit Tahiri 83 - Drilon Hazrollaj 50].

Kjo ka qenë fitorja e dhjetë kampionale e Dritës, ndërsa ekipi pas 17 ndeshjesh ka 35 pikë dhe është në krye të renditjes. Në anën tjetër Malisheva, pas fitores së madhe ndaj Prishtinës në xhiron e shkuar pësoi oër të nëntën herë këtë stinor, ndërsa aktualisht është e teta në renditje me 18 pikë nga 17 ndeshje.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga