GJILAN
Drita tregon forcën para barazhit
7 June, 2015 @18:52
Drita është rikthyer në ndeshje për të fituar ndaj Trepçës’89, përkundër se mitrovicasit kishin epërsinë në fillim.
Njeriu që ka bërë kthesën te Drita ka qenë Arlind Shaqiri, i cili shënoi dy herë për ekipin gjilanas për fitore ndaj ekipit të Afrim Tovërlanit.
Drita me këtë fitore i ka çuar mesazh Flamurtarit të Ligës së Parë, me të cilin do të takohet në barazh për të përcaktuar cili ekip do të fitojë të drejtën për stinorin e ardhshëm në Superligë.