Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SISTEMI VAR

Dueli i parë me VAR në Ligën e Parë

Dueli i parë me VAR në Ligën e Parë


18 August, 2022 @21:21

Kur kanë mbetur edhe një natë deri në ndeshjen e parë të edicionit 2022/23 në grupin “B” të Ligës së Parë, atë në mes Ramiz Sadikut dhe 2 Korrikut, tashmë janë bërë të ditur gjyqtarët e ndeshjes, e po ashtu është konfirmuar edhe një herë se sistemi VAR do të jetë i pranishëm në stadiumin e Ramiz Sadikut, aty ku edhe do të paraqiten të dyja skuadrat nga kryeqyteti.

Gjyqtar kryesor në këtë duel do të jetë Ersen Janovali, i cili do të ndihmohet nga Fatbardh Rrahimi dhe Valon Mustafa, kurse në dhomën e VAR-it do të jenë Valon Bajgora në cilësinë e VAR dhe Alban Ejupi si AVAR.

Kjo është hera e parë që në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës do të përdoret sistemi VAR, i cili në edicionin e kaluar u përdor vetëm në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga