Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ULPIANA 6-2 FERONIKELI

Dueli i të rënëve, Ulpianës

Dueli i të rënëve, Ulpianës


15 May, 2022 @18:02

Goleadë, kënaqësi për sy dhe futboll për pak adhurues që kishin ardhur të përcjellin ndeshjen e fundit si vendas të Ulpianës, që kanë arritur të shënojnë fitore të thellë ndaj Feronikelit, në derbin e të rënëve nga Superliga, apo më mirë të thuhet skuadrave që në stinorin e ardhshëm do të militojnë në Ligë të Parë të Kosovës .

Ulpiana 6-2 Feronikeli [Trimor Selimi 6, Ermir Rrezi 27, 42, Iran Jr. 33, Kastriot Rapuca 64, Egzon Qerimi 90 - Laurent Xhylani 35, Ardi Qorri 37] ishte rezultati përfundimtar, ndërsa loja pa presion bëri që skuadrat të tregojnë fytyrën e vërtetë të tyre dhe kënaqësinë me futboll.

TABELA AKTUALE

Ulpiana e drejtuar nga Fadil Ademi kështu mori fitoren e fundit si ekip i Superligës para shikuesve të vetë dhe të gjashtën në total këtë stinor, karshi 20 humbjeve që i ka.

Ndërsa Feronikeli pësoi për herë të 29 këtë stinor në Superligë, derisa të rinjtë po e mbajnë gjallë ekipin e drejtuar nga Faruk Elshani, ekip ky ish-kampion i trefishtë i Kosovës i zhytur në borxhe dhe me të ardhme ende të paparashikueshme.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga