Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KFF MITROVICA - KFF FERONIKELI

Dueli për titull, të shtunën

Dueli për titull, të shtunën


25 June, 2020 @12:35

Ndeshja përcaktuese për titullin e kampionit në Ligën e Femrave ndërmjet KFF Mitrovica dhe KFF Feronikeli, do të zhvillohet me datë 27 qershor 2020 (e shtunë), me fillim në orën 16:00 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Ashtu sikurse në ndeshjet e Ipko Superligës, për shkak të pandemisë edhe kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve dhe duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi Covid-19.

FFK gjatë bisedimeve për vazhdim të Superligës së Kosovës në futboll dhe anulimit të stinorëve në Ligat tjera të meshkujve, kishte marrë vendim që te femrat kampioni të shpallet me një super-finale, që do të zhvillohet më 27 qershor.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga