Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERRONIKELI - HAJVALIA SOT

Dueli që vendos kampionin vjeshtor

Nga përballja e mëparme ndërmjet Ferronikelit dhe Hajvalisë/ Foto: KF Ferronikeli Offiicial

Dueli që vendos kampionin vjeshtor


2 December, 2015 @8:27

Me fillim nga ora 13 në “Shahin Haxhiislami” të Pejës, Ferronikeli pret Hajvalinë në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor të Superligës. 

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Ferronikeli ka të suspenduar stadiumin e vetë “Rexhep Rexhepi” pas incidentit ndaj Gjilanit në ndeshjen e shkuar aty dhe për këtë takimi do të zhvillohet në Pejë, që llogaritet të ketë njërën ndër fushat më të mira në vend. 

Dueli në fjalë është derbi i kreut të tabelës ku takohen i pari (Ferronikeli) me të katërtin (Hajvalia). Ferronikeli do të shpallet kampion vjeshtor edhe me humbje me rezultat minimal në këtë ndeshje. Ndërsa për t’u bërë Hajvalia kampione vjeshtore i duhet fitore me minimum dy gola epërsi, në të gjitha rastet tjera drenicakët bëhen kampionë të vjeshtës. 

PORTAT E PAPREKURA

Në përballjen e shkuar të këtij stinori, në ndeshjen e zhvilluar në Kishnicë, Hajvalia nën drejtimin e Ismet Munishit kishte shënuar fitore ndaj djelmoshave kampionë të Gani Sejdiut me rezultat 3-2. 

RAPORTI I NDESHJES SË KALUAR

Te Ferronikeli, golashënues më i mirë deri tash është Mentor Zhdrella me 5 gola të shënuara (të gjitha këto nga ndërprerjet, 3 nga gjuajtjet e lira dhe 2 nga penalltia). Ndërsa te Hajvalia, besoni apo jo, mbrojtësi Liridon Leci është golashënues më i mirë me gjithashtu 5 gola të shënuara. 

Sa i përket mbrojtjes së ekipit, Hajvalia është dukshëm më mirë në tabelën e portave të paprekura sesa Ferronikeli. Hajvalia në 8 nga 16 ndeshje nuk ka pranuar gol, derisa Ferronikeli në vetëm 3 ndeshje nga 16, sa janë zhvilluar deri tani.

TOP GOLASHËNUESIT E SUPERLIGËS

Moti dhe terreni janë të përshtatshëm për lojë sot, siç parashikojnë meteorologët, prandaj pritet një duel i fortë dhe që i përngjan futbollit në Pejë.Moti sot në Pejë (weather.com)

Moti sot në Pejë (weather.com)

LEAGUE CUP - ÇEREKFINALET

Stoke i Shaqirit, pas 43 viteve në gjysmëfinale

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë

Stoke i Shaqirit, pas 43 viteve në gjysmëfinale

01/12/15 @ 22:52

SHKRUAN: THE LONDON EVENING

Ivanovic në Serie A?!

Premier League/Serie A/Transfere

Ivanovic në Serie A?!

01/12/15 @ 13:31

MEDIAT ITALIANE PËRFOLIN PORTUGEZIN

Mountinho në plane të kampiones

Serie A/Ligue 1/Transfere

Mountinho në plane të kampiones

01/12/15 @ 13:26

VENDIMI I KOMISIONIT DISCIPLINOR

​Suspendohet përjetë sulmuesi i Haxhimusës

FFK Superliga

​Suspendohet përjetë sulmuesi i Haxhimusës

01/12/15 @ 10:47

HAZROLLAJ ME 4 GOLA!

Malisheva fiton goleadën ndaj Lirisë

FFK Superliga

Malisheva fiton goleadën ndaj Lirisë

18/05/24 @ 21:30

NIKLI GJEN DISI FITOREN

Feronikeli’74 me shpresa për shpëtim nga barazhi

FFK Superliga

Feronikeli’74 me shpresa për shpëtim nga barazhi

18/05/24 @ 18:53

PËRMIRËSOJNË GOL-DALLIMIN

Prishtina i kthehet fitores pas dy humbjeve radhazi

FFK Superliga

Prishtina i kthehet fitores pas dy humbjeve radhazi

18/05/24 @ 18:25

NË MOMENT TË RËNDËSISHËM

Për herë të parë këtë stinor, Gjilani mposhti Dritën

FFK Superliga

Për herë të parë këtë stinor, Gjilani mposhti Dritën

18/05/24 @ 18:09

BALLKANI FITON TITULLIN NË SHTËPI TË NDJEKËSIT KRYESOR

Për herë të tretë me radhë, Ballkani kampion i Kosovës

FFK Superliga

Për herë të tretë me radhë, Ballkani kampion i Kosovës

18/05/24 @ 17:43

GRUPI A - ZVICRA

Murat Yakin me listë të gjerë, Zvicra me shpresa për EURO

Evropiani

Murat Yakin me listë të gjerë, Zvicra me shpresa për EURO

17/05/24 @ 11:24

VIDEO

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

FBK Superliga

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

17/05/24 @ 00:00

MË I MIRI I NDESHJES

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

FBK Superliga

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

16/05/24 @ 23:17

GRUPI E - UKRAINA

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

Evropiani

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

16/05/24 @ 22:30

GRUPI D - FRANCA

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

Evropiani

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

16/05/24 @ 22:01


 
Të gjitha lajmet nga