Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARMEND DALLKU

Duhet të jemi më efektiv

Duhet të jemi më efektiv


23 November, 2021 @16:31

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, e ka cilësuar si pikë të fituar barazimin e vonshëm sot ndaj Ulpianës, përkundër se ekipi i tij kishte sot shumë raste dhe nuk i konkretizoi ato.

Për këtë, ai ka thënë se duhet të jenë më efektiv në sulm, por është i gëzuar me angazhimin e lojtarëve që nuk u dorëzuan përkundër disavantazhit.

“Nuk konkretizuam, pastaj u angazhuam edhe më shumë për të barazuar. Nuk e fituam ndeshjen përkundër shumë rasteve. Këto ndeshje duhet t’i përfundojmë më shpejtë. Goli erdhi pas gabimit në vendosje. Por, jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Nuk është ky rezultat pozitiv për ne, por fituam një pikë. Nuk jemi cinik para portës dhe kjo po na dënon. Duhet të jemi shumë më efektiv në ndeshjet tjera,” ka thënë ai pas ndeshjes.

Dukagjini i Dallkut tashmë ka regjistruar barazimin e tretë në katër ndeshjet e fundit, ndërsa ekipi gjindet në zonën e rrezikshme të Superligës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga