PRESS CONFERENCE
“Duhet të kemi përqëndrim”
12 November, 2014 @21:14
Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi dhe kapiteni kuqezi, Lorik Cana, sot kanë mbajtur një konferencë për shtyp para dy miqësoreve të vështira që do t’i luajnë kundër Francës dhe Italisë.
Cana këto dy ndeshje duke i vlerësuar shumë të rëndësishme sidomos për lojtarët e rinj të cilët me këtë rast pritet të ambientohen edhe më shumë me skuadrën, tha:
“Për ne dhe sidomos për lojtarët e rinj që nuk kanë shumë histori në këtë grup, këto ndeshje janë shumë të rëndësishme. Jo vetëm se po luajmë kundër ekipeve dhe lojtarëve me emër, por edhe sepse nëpërmjet tyre skuadra rritet dhe forcohet”.
Kurse përzgjedhësi De Biasi, theksoi se këto dy ndeshje janë të një niveli të lartë, me ç‘rast përqëndimi dhe kujdesi shtesë është i domosdoshëm.
“Janë miqësore të një niveli shumë të lartë, ndaj duhet përqëndrim dhe mjaft kujdes. Ne duhet të ruajmë vlerat e lojës që kemi prodhuar nëpërmjet këtij grupi lojtarësh,” përfundoi tekniku italian.
Shqipëria do të luaj me Francën më 14 nëntor në Renes, ndërsa vetëm katër ditë më vonë do të përballet për herë të parë në histori me përfaqësuesen e Italisë në qytetin e Gjenovës.