PAJTIM KASAMI
Kasami nominohet për golin e vitit
12 November, 2014 @20:00
Mesfushori shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Pajtim Kasami, i cili aktualisht luan për skuadrën greke Olympiakos, është nominuar për çmimin ‘FIFA Puskás Award’, i cili fitohet në bazë të votave për golin më të bukur të vitit.
Kasami është nominuar me golin e tij të shënuar më 21 tetor të vitit të kaluar, kur kishte shënuar kundër skuadrës Crystal Palace, derisa në atë kohë luante për skuadrën e Fulhamit.
Futbollisti 22 vjeçar do të jetë në garë me nëntë futbollistë të tjerë, prej tyre e lojtarë të njohur si Zlatan Ibrahimovic, James Rodriguez, Diego Costa, Robin Van Persie etj.
Votimi për golin e vitit bëhet në faqen zyrtare të FIFA-s.
Fituesi i këtij çmimi do të bëhet i ditur më 1 dhjetor.
Video