DESCHAMPS

Shqipëria është përmirësuar
11 November, 2014 @23:08
Përzgjedhësi i kombëtares françeze, Didier Deschamps, në konferencën për shtyp pas stërvitjes së parë me ekipin e grumbullar për miqësoret e radhës ka folur edhe për Shqipërinë, me të cilën ndeshet më 14 nëntor.
“Ne duhet të luajmë ndeshje miqësore për dy vite me radhë deri në europian. Do të na shërbejnë shumë pasi që janë përballje të vështira. Pas Serbisë e Portugalisë, duelet me Armeninë e Shqipërinë janë gjithashtu pengesa të vështira për tu kaluar. Kam parë fitoren e Shqipërisë në Portugali dhe kjo tregon se ekipi i tyre është përmirësuar shumë viteve të fundit,” ka thënë mes tjerash Deschamps.
Franca kualifikohet drejtpërdrejtë për në EURO 2016 si organizatore e turneut.
Miqësoren e parë në nëntor e luan ndaj Shqipërisë në Rennes më 14 nëntor.