BOSNJA E SUSICIT

Pa sulmues në kualifikime
12 November, 2014 @10:58
Trajneri boshnjak Safet Susic, dërgoi Bosnjën e Hercegovinën për herë të parë në histori të saj në Kampionat Botëror, Brazili 2014.
Mirëpo, që nga ajo ditë e tutje, ai është nën vlug të kritikave nga mediat dhe opioni sportiv, për shkak të taktikave negative që po i përdorë për përfaqësuesen e këtij vendi.
Telashet
Për tu bërë edhe më keq puna për Susicin është përkujdesur (pa dashje) edhe sulmuesi dhe lojtari më i vlefshëm i boshnjakëve, Edin Dzeko.
Nga tre ndeshje të zhvilluara në kualifikime për EURO 2016, Bosnja ka arritur të arkëtojë vetëm 2 pikë, deri m tani dhe në ndeshjen e kësaj jave takohet me Izraelin si mysafir.
Susic në Botëror kishte marrë vetëm dy sulmues me veti, Edin Dzeko dhe Vedad Ibisevic. Tash për kualifikime, pasi që Ibisevic ishte lënduar më parë, ai kishte vendosur të niset për Izrael me Dzekon, duke iu përgjigjur kritikëve se sulmuesi i Cityt i mjafton përfaqësueses.
Bosnja si Barcelona!
Por, lëndimi i para disa ditshëm i Dzekos ia prishi krejt planet Susicit para kësaj ndeshjeje, pasi që mediat e kritikonin se pse nuk po e merr ndonjë lojtar të ri sulmues.
Tashmë, Bosnja pa sulmues klasik do të kërkojë fitoren e parë në grup, derisa Susic, ka thënë se boshnjakët janë të aftë të luajnë si Barcelona, me 9-she të rrejshme.
Shiko gjendjen tabelare të kualifikimeve për EURO 2016
Bosnja ka humbur si vendas ndaj Qipros, dersa ka barazuar ndaj Belgjikës dhe Uellsit në dy ndeshjet e fundit.