Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKA URON FFK-në

Duka uron Ademin për përvjetor, cek punën e Vokrrit

Foto: FSHF

Duka uron Ademin për përvjetor, cek punën e Vokrrit


3 May, 2020 @16:03

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka ka uruar Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) në përvjetorin e pranimit të kësaj të fundit në UEFA.

Duka i ka dërguar letër kreut të tashëm të FFK-së Ademi duke i uruar edhe shumë bashkëpunim mes dy federatave në të ardhmen.

Por kreu i FSHF-së nuk ka harruar punën kolosale të njëshit të FFK-së në kohëra të betejave për pranim në shtëpinë evropiane të futbollit.

3 Maji është një ditë historike për të gjithë futbollin shqiptar. Në 3 Maj të vitit 2016 Kosova u bë anëtare me të drejta të plota e UEFA-s, në Kongresin e 40-të të mbajtur në Budapest. Ëndrra e shumë brezave u bë realitet, kjo falë punës shumë vjeçare të Presidentit të ndjerë Fadil Vokrri, i cili punoi që nga dita e parë e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës që shteti më i ri i Europës të njihej në FIFA dhe UEFA për ti hapur rrugë zhvillimeve të mëdha,” ka shkruar Duka.

Ndërsa letra e plotë e Dukës drejtuar FFK-së është:

I nderuar z. Ademi!

Me përvjetorin e katërt të pranimit të Kosovës në UEFA, kam nderin dhe kënaqësinë t’ju përcjell në emrin tim dhe të të gjithë anëtarëve të familjes së futbollit në Shqipëri urimet më vëllazërore për këtë ditë historike për Kosovën

Ëndrra e shumë brezave në Kosovë tashmë është realitet i prekshëm. Kosova prej 4 vitesh është bërë pjesë e familjes europiane të futbollit si anëtare me të drejta të plota. Puna e madhe e bërë nga Presidenti Vokrri dhe ju sot kanë bërë që Kosova të ketë vendin e merituar në panoramën e futbollit europian. Kjo arritje na bën krenar dhe jemi optimist se do të keni një të ardhme të ndritur përpara, me fitore dhe suksese të cilat na kënaqin dhe gëzojnë pa masë.

Marrëdhëniet tona vëllazërore dhe institucionale janë dhe do të jenë në nivelet maksimale të bashkëpunimit. Sëbashku do të zhvillojmë projekte të rëndësishme për rritjen e futbollin shqiptar.

Përshëndetje të përzemërta,

Armand Duka

President i FSHF-së.

 


 
Të gjitha lajmet nga