Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KRYHEN EDHE GJASAT TEORIKE

Dukagjini edhe matematikisht bie nga elita

Dukagjini edhe matematikisht bie nga elita


24 June, 2020 @19:23

Ka përfunduar edhe shpresa matematike për Dukagjinin dhe mbijetesën e tyre në Superligë sot.

Pas humbjes nga Drita dhe barazimit të Flamurtarit në Mitrovicë, skuadra nga Klina tashmë pa gjasa, është anëtare e Ligës së Parë të Kosovës edhe zyrtarisht në stinorin 2020/21.

TABELA AKTUALE

Tash Dukagjini ka vetëm 10 pikë, ndërsa Flamurtari në zonë të shpëtimit 33. Pra Dukagjinit do t’i duhen së paku 24 pikë për të shpëtuar stinorin matematikisht, ndërsa xhiro të mbetura deri në fund janë shtatë, që maksimalisht sjellin 21 pikë.

Kështu, Dukagjini i rikthehet Ligës së Parë menjëherë, pas një aventure një-sezonale në Superligë, të cilën e nisën me shumë entuziazëm dhe trajnerin Xhengis Rexhepi, por me kohë duke mos marrë pikë, iu kthyen vendasit Severin Elezaj, të pashpresë.


 
Të gjitha lajmet nga