Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIRIA 2-4 DUKAGJINI

Dukagjini “express” eliminon Lirinë

Dukagjini “express” eliminon Lirinë


2 December, 2021 @14:42

Skuadra e Armend Dallkut, Dukagjini, ka kaluar shpejt dhe pa telashe në përballjen që ekipi i tij e zhvilloi në Përparim Thaçi të Prizrenit sot.

Dukagjini mposhti Lirinë, për të kaluar në rrethin e tretë të Kupës së Kosovës, ndërsa tri golat e para i shënoi brenda 20-minutave të para të lojës për të çuar 70-minutat tjera qetë në përballjen që përfundoi 2-4 [n.n. 82, 88 - Ergyn Ahmeti 10, Ahmed Januzi 15, Arbër Shala 20, Henry Chibueze 80].

SKEMA e KUPËS

Me këtë fitore Dukagjini kalon në të tetën e finales së Kupës së Kosovës, ku kundërshtari i radhës do të dihet pas shortit.

Kujtojmë, Dukagjini ka pasu një kampanjë tejet të mirë në Kupë të Kosovës përgjatë stinorit të kaluar, duke arritur finalen dhe duke e humbur atë vetëm pas penalltive të ekzekutuara, që ia mundësoi Llapit trofeun e parë në histori të klubit.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës