Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI - MALISHEVA

Dukagjini i fortë në shtëpi, seria e Malishevës ndalet

Dukagjini i fortë në shtëpi, seria e Malishevës ndalet


6 May, 2023 @17:01

Të paktën deri nesër, Dukagjini do të jetë në vendin e katërt në renditjen e Superligës, faktor që tregon se skuadra klinase po kalon një sezon tejet të mirë në Superligë.

Sot Dukagjini e mposhti 1-0 (Oto John 86’) Malishevën, për ta shënuar kështu fitoren e 12 sezonale.

Pjesa e ndeshjes u mbyll pa gola, e fitorja e Dukagjinit erdhi krejt vonë.

TABELA AKTUALE

I shërbyer nga Marclei Santos, Oto John në minutën e 86’ ishte ai që shënoi dhe ia dha fitoren Dukagjinit, ndërkohë që Malisheva u detyrua të pajtohet me humbjen, e cila e lë atë afër vendeve që rrezikojnë rënien nga liga.

Kjo humbje për Malishevën vjen pas 3 fitore radhazi në ligë.

Xhiron që vjen, Dukagjini i shkon Drenicës së dorëzuar në Skenderaj, kurse Malisheva e pret Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga