Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGRITEN KLINASIT

Dukagjini kaloi lehtë Drenicën e rënë nga Superliga

Foto: KFDukagjini/ fb

Dukagjini kaloi lehtë Drenicën e rënë nga Superliga


14 May, 2023 @21:22

Në pjesë të parë u vendos gjithçka, ndërsa Dukagjini shënoi fitoren e dytë në dy xhirot e fundit të Superligës, duke kaluar lehtë Drenicën tashmë të rënë nga Superliga dhe disi të pa interesuar për të bërë më tepër në ndeshje.

Tre gola të shënuara brenda 30-minutave të para të lojës nga ekipi i Armend Dallkut bën që ata të sigurojnë fitoren shpejt, ndërsa me barazimin e Prishtinës në Liman Gegaj, kanë dalë në pozitë të katërt të renditjes tabelare dhe kanë gjasa teorike për të dalë në gara evropiane përmes Superligës, ende!

TABELA AKTUALE

Drenica e Bledar Devollit luajti sa për të përmbushur lojën, ndërsa në fund rezultati përfundimtar, Drenica 1-4 Dukagjini [Gentian Imeri 35’ - Marclei Santos 16’, 30’, Altin Merlaku 20’pen., Granit Elezaj 90’+3] pasqyroi tërë ndeshjen, ku krejt në fund ka qenë edhe Granit Elezaj që vulosi rezultatin përfundimtar të takimit.

Dukagjini tash i katërti në renditje, ka 47 pikë nga 34 ndeshje, ndërsa Drenica e dhjeta (e fundit) në renditje mbetet në 23 pikë. Dukagjini do të ketë dy ndeshje ndaj kundërshtarëve të rrezikuar për rënie në fund, ku pret Trepçën’89 dhe i shkon Ferizajit, ndërsa Drenica do të mbyll stinorin ndaj Dritës, pasi që të vizitojë Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga