Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI - DRENICA

Dukagjini në gjysmëfinale, Jeton Dushi dënon ish skuadrën

Jeton Dushi, golashënuesi i ndeshjes së sotme

Dukagjini në gjysmëfinale, Jeton Dushi dënon ish skuadrën


17 March, 2021 @14:48

Skuadra e Dukagjinit të Klinës është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Kosovës në këtë edicion.

Ekipi që garon në Ligën e Parë, arriti ta mposhtë Drenicën favorite me rezultat minimal 1-0, për ta regjistruar emrin në gjysmëfinale.

Goli i vetëm i fituesve erdhi në minutën 76’ nga Jeton Dushi, i cili shënoi ndaj ish skuadrës së tij.

Dukagjini pati një tjetër rast të rrezikshëm në minutën 88’ nëpërmjet Labinot Osmanit i cili tentoi nga goditja e lirë, mirëpo portieri drenicak Arion Ymeri ishte në vend.

Nga minuta 93’ Drenica mbeti me një lojtar më pak, pasi që Erlis Frashëri u ndëshkua me karton të kuq për shkak të kartonit të dytë të verdhë nga ndërhyrja e palejuar ndaj sulmuesit Abu Kamara.

SKEMA E KUPËS

Krejt në fund, Drenica u mundua të barazojë rezultatin nëpërmjet Gentrit Ollurit, i cili rrezikoi portën e klinasve me kokë, por portieri Altik Muhaxhiri u tregua i sigurtë dhe menjëherë më pas gjyqtari Genc Nuza fërshëlloi për përfundimin e ndeshjes, me rezultatin përfundimtar, 1-0.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës