Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KLINË

Dukagjini përforcon sulmin me Dren Gashin

Dukagjini përforcon sulmin me Dren Gashin


15 January, 2022 @17:39

Futbollisti i deritashëm i Feronikelit, Dren Gashi, është anëtar më i ri i Dukagjinit të Klinës.

Para pak çastesh klubi i Dukagjinit ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me sulmuesin në fjalë, që ka bërë përvojë në Superligë por edhe në Kategorinë e Parë të Shqipërisë.

Dren Gashi

Dren Gashi tash e tutje do të tentojë t’i ndihmojë sulmit të ekipit të Klinës që drejtohet nga Armend Dallku, ndërsa Dukagjini po kërkon mbijetesën në Superligë në stinorin 2021/22, stinor ky që i riktheu ata në elitë pas kohës së gjatë të kaluar në Ligë të Parë.

Gashi më parë ka luajtur për ekipe si Drenica, Gjilani, Ferizaj, etj. Ndërsa sezonin e kaluar e kishte kaluar në Shqipëri te Egnatia.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga