Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I KD-së

Dukagjinit i suspendohet trajneri për ndeshjet e radhës

Dukagjinit i suspendohet trajneri për ndeshjet e radhës


11 February, 2022 @21:06

Vetëm një ditë pa filluar pjesa pranverore e stinorit, skuadra e Dukagjinit nuk do të mund të llogaris te trajneri i ekipit, Armend Dallku, pas suspendimit që e mori ky nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.

Dallku është dënuar me mos ushtrim të detyrës së trajnerit për dy ndeshje zyrtare sipas radhës, për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshje të Kupës së Kosovës, ndaj Gjilanit.

Ndërsa në Vendimin e KD-së ka shkruar:

“Kryetrajneri i FC ”Dukagjini”, Armend Dallku nr, ID.000613M83. Motivi: Në minutën e 80të pas ndëshkimit me karton të kuq të lojtarit të tij është futur në fushë, ku ka ofenduar rëndë gjyqtarin kryesor, për çka është ndëshkuar direkt me karton të kuq. Pas përfundimit të ndeshjes kryetrajneri A. Dallku ka vazhduar me ofendime dhe akuza në deklaratën e dhënë në prononcim për media ku akuzon referin kryesor për epilogun përfundimtar të ndeshjes. Sipas raportit të zyrtarit të ndeshjes Gjilani – Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës së trajnerit për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.”

Përndryshe Dukagjini është mysafir i Ballkanit në xhiron e parë të pranverës, ndërsa ndeshja luhet të shtunën me fillim prej orës 13:00 në stadiumin e qytetit të Suharekës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga