Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KLODIAN DURO

Duro kritikon gjyqtarët, thotë se Feronikeli është klub i madh

Duro kritikon gjyqtarët, thotë se Feronikeli është klub i madh


18 April, 2021 @17:50

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka folur pas ndeshjes përballë Ballkanit, të cilin skuadra e tij e humbi me rezultat 0-2.

RAPORTI I NDESHJES

Duro në deklaratën e tij tha se faktorët e jashtëm, siç janë gjyqtarët, po ndikojnë në ndeshje të tilla ku dallimet mes skuadrave janë të vogla.

“Mendoj që kemi bërë ndeshje të mirë, pavarësisht se humbja na dhemb shumë. Humbëm ndaj një kundërshtari që lufton për titullin kampion dhe ka një ekip shumë të fortë. Në pjesën e parë na bllokuan më tepër, nuk them që ishin gabime me dashje, por gjyqtarët duhet të jenë më të përqëndruar në lojë. Sepse në ndeshje të tilla diferencat janë të vogla. Nëse ne bllokohemi nga faktorë të tjerë, atëherë është shumë e vështirë të përballesh, e aq më tepër të marrësh pikë.

Ne jemi Feronikeli. Nuk jemi klub i vogël dhe nuk duhet të na shohin si klub i vogël dhe pastaj t’i respektojnë të tjerët. Por sigurisht unë mendoj që djemtë dhanë gjithçka në fushën e lojës për të arritur fitoren që donim. Fusha e tregoi se jemi ekip shumë i fortë, por më gjatë nuk dua të flas dhe dua t’ia lëmë të tjerëve të gjykojnë atë në fushën e lojës”, tha Duro për Art Sport.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga