EDON ZHEGROVA

Dy golëshi i bënë vend në formacionin e javës
12 April, 2021 @16:33
Edon Zhegrova është zgjedhur në formacionin e javës në kampionatin e Zvicrës.
Paraqitja e shkëlqyer e tij me dy gola të shënuara në ndeshjen e së shtunës përballë Luzernit, është vlerësuar me notën 7.8 nga SofaScore, që i dha vend atij në mesin e 11 më të mirëve të javës.
Futbollisti i Baselit ka gjithsej 4 gola të shënuara sivjet në kampionat.