CHAMPIONS

REUTERS/Gleb Garanich
Dy herë barazojnë
13 February, 2013 @22:42
Shakhtar Donetsku i Mircea Lucescut ka qenë dy herë në epërsi gjatë ndeshjes me Borussia Dortmundin, por nuk ka arritur ta ruajë ate - për ta përfunduar me fitore ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Gjermanët nuk janë dorëzuar për asnjë moment, duke arritur të barazojnë dy herë dhe tani përleshja e madhe për një vend në çerekfinale do të duhet të vendoset në stadiumin Signal Iduna Park të Dortmundit.
CHAMPIONS LEAGUE
Shakhtar Donetsk - Borussia Dortmund 2-2 | (Srna 31, Douglas 68 - Lewandowski 41, Hummels 87) |