BARÇA

REUTERS
Valdes shkon sivjet
13 February, 2013 @12:57
Pasi që Victor Valdes kishte konfirmuar në janar se nuk do të vazhdojë kontratën me klubin e tij aktual, Barcelona, për shkak se po kërkon një sfidë tjetër, e përditshmja katalonase, El Mundo Deportivo, ka dalë sot me një shkrim ku thotë se ai do të largohet këtë verë nga klubi.
Victor Valdes është në ballinën e sotme të El Mundo Deportivos, ku nën shenjën ‘Top Secret’ thuhet se ai do të largohet nga klubi këtë verë, përkundër se kontrata i skadon në verën e vitit 2014.
Barcelona ende nuk ka konfirmuar asgjë për shkrimin e El Mundo Deportivos dhe mediat janë duke pritur për vërtetësinë e informatës nga El Mundo Deportivo.