THE CLASH

REUTERS/Juan Medina
Reali, historikisht më i mirë
13 February, 2013 @11:12
Vetëm katër takime në fazën eliminatore të Kupës/Ligës së Kampionëve nuk janë edhe shumë, kur dihet se këto dy ekipet, Real Madrid dhe Manchester United, janë tradicionalisht pjesë e kësaj gare.
Dy takime kanë ndodhur shumë më parë, në stinorin 1956/57 dhe 1967/68, ndërsa dy të tjera janë në 1999/00 dhe 2002/03.
Prej këtyre përballjeve Real Madrid ka kaluar 3 herë tutje, derisa Manchester United vetëm njëherë. Manchester ka kaluar vetëm gjatë stinorit 1967/68, kur edhe e kishte fituar trofeun e parë europian.
FORMACIONI POTENCIAL I MOURINHOS NDAJ MANCHESTERIT
Diego Lopez; Pepe, Ramos, Arbeloa, Coentrao; Xabi Alonso, Khedira, Ozil, Di Maria, Cristiano Ronaldo; Benzema. |