VAN GAAL KONFIRMON MUNGESAT

Chris Smalling (Manchester United) /REUTERS/ Arkiv
Dy lëndime shtesë te United
9 December, 2015 @9:56
Dy mbrojtësit e Manchester Unitedit të lënduar mbrëmë në ndeshje ndaj Wolfsburgut në Ligë të Kampionëve, Matteo Darmian dhe Chris Smalling, nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e fundjavës.
Vetë trajneri Louis Van Gaal ka bërë të ditur se lëndimet e tyre do t’i lënë sigurt jashtë ndeshjes së fundjavës, derisa pritet të shihet se sa në të vërtetë do të mungojnë lojtarët në fjalë.
Lista e të lënduarve te United, tashmë i eliminuar nga Liga e Kampionëve është: Phil Jones, Marcos Rojo, Luke Shaw, Antonio Valencia, Ander Herrera, Morgan Schneiderlin dhe Wayne Rooney.
Këtyre i shtohen edhe Darmian e Smalling për ndeshjen e fundjavës ndaj Bournemouthit.