MALISHEVA
Dy nënshkrime të reja nga Malisheva
24 June, 2021 @19:09
Skuadra debutuese në Superligë, Malisheva, po vazhdon angazhimin e saj për ta kompletuar përbërjen e lojtarëve që do të luajnë në stinorin e ri.
Sot, drejtuesit e klubit kanë nënshkruar me dy futbollistët, Donart Vitija dhe Ardian Hoti, të cilët kanë qenë pjesë e suksesit të Malishevës në inkuadrimin në Superligë.
Vitija dhe Hoti kanë arritur marrëveshje për të vazhduar kontratën me Malishevën.
Më parë Malisheva kishte vazhduar kontratat edhe të futbollistëve si Dreni Kryeziu, Caner Gzimi, Jetmir Kacoli dhe Liman Morina.