Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI B: LIVERPOOL - MILAN

Dy përmbysje e pesë gola, klasikja i takon Liverpoolit

Dy përmbysje e pesë gola, klasikja i takon Liverpoolit


15 September, 2021 @22:52

Për herë të parë që nga sezoni 2013/2014, Milani sonte luajti në Champions League!

E në ndeshjen e parë pas rikthimit, ata luajtën ndaj Liverpoolit në “Anfield Road”, ndaj skuadrës që ishin përballur në finalet e Champions Leagues në vitet 2005 dhe 2007. Në fund, ndeshja që ishte mjaft interesante, u mbyll me fitoren e Liverpoolit 3-2.

Për Liverpoolin gjithçka filloi mirë, me epërsinë që erdhi shumë herët përmes një autogoli të Tomorit pas goditjes nga Trent Alexander-Arnold (9’). Pak minuta më vonë (14’), Liverpooli e fitoi një penallti, e cila u shpërdorua nga Salah - pritje fantastike e Maignan, e Milani kështu mbeti në lojë.

Rreth fundit të pjesës së parë, ndodhi ajo që pak pritej: Milani shënoi dy herë.

Fillimisht barazoi Rebic (43’) e më pas shënoi edhe Diaz (44’), për ta çuar skuadrën italiane në pushim mes pjesëve me epërsi.

Mirëpo, Liverpooli reagoi shpejt me të filluar pjesa e dytë. Për 2-2 shënoi Salah (49’), e 20 minuta më vonë bukur me të djathtën shënoi Henderson (69’) dhe rezultati pësoi një tjetër përmbysje, kësaj radhe në të mirë të Liverpoolit.

Që nga ai moment, më ndryshime në rezultat nuk pati dhe kështu Liverpooli e mbylli ndeshjen me fitore 3-2.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Atletico i Madridit barazoi pa gola me Porton.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League