KAMPIONI
Dy titujt i kushtuan 30 milionë humbje Real Madridit
13 September, 2018 @12:39
Stinorin e kaluar gjiganti spanjoll, Real Madrid, u shpall kampion në Euroleague dhe në Ligën e Spanjës.
Por skuadra spanjolle, në fund të stinorit ishte në humbje 28.9 milionë euro, 30% më shumë se në stinorin 2016/17, derisa kjo shifër u bë më e larta në histori të klubit.
Real Madridi, pas fitores së titullit në Euroleague, iu ka shpërndarë 6.6 milionë euro bonuse lojtarëve dhe stafit teknik dhe në total ka harxhuar 44.3 milionë dollarë, ndërsa ka pasur të ardhura 15.5 milionë dollarë.