Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROMA 3-0 MONZA

Dybala 100! Belotti debuton! Roma lidere

Dybala 100! Belotti debuton! Roma lidere


30 August, 2022 @23:59

Me fitoren e pritur ndaj Monzas sonte, Roma ka marrë lidershipin në Serie A duke kapur 10-pikëshin pas katër ndeshjeve të zhvilluara.

Ekipi që fitoi Ligën e Konferencës në Tiranë nën drejtimin e Jose Mourinhos, sonte ka qenë e pamëshirshme ndaj Monzës, duke shënuar dy herë me yllin e tyre të ri në skuadër, Paulo Dybala.

Në pjesë të dytë Ibanez shënoi për përfundimtaren, Roma 3-0 Monza [Dybala 18, 32, Ibanez 61].

Andrea Belotti

Argjentinasi me dy golat e tij sonte, ka arritur kuotën e 100 golave të shënuara në Serie A! E në 10 minutat e fundit të ndeshjes për ekipin e Mourinhos ka debutuar sulmuesi i ardhur pardje, Andrea Belotti, që zëvendësoi golashënuesin më të mirë të ekipit në stinorin e kaluar, Tammy Abraham.

Marash Kumbulla ka luajtur si startues sonte, por vetëm 28 minuta, për tu zëvendësuar nga Chris Smalling, pasi mori një tërheqje muskulore në kofshën e këmbës së majtë!

 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A