CURRI DHE DALLKU
Dyshja u pensionua zyrtarisht
13 November, 2015 @20:40
Debatik Curri dhe Armend Dallku sot edhe zyrtarisht prekën për herë të fundit topin para ndeshjes Kosova - Shqipëria për një pensionim madhështor nga kombëtarja në atmosferë festive.
Curri dhe Dallku për vite të tëra kanë mbrojtur ngjyrat e Shqipërisë, derisa ky i pari ka regjistuar edhe një paraqitje për Kosovën.
Ata u falenderuan edhe nga krerët e dy Federatave, FFK dhe FSHF, Fadil Vokrri përkatësisht Armando Duka, duke marrë nga një dhuratë simbolike.