GOLASHËNUESI
Amir Rrahmani me Lorik Canën sot/ BOROZANI/ Lis Dorambari
Pse festoi me De Biasin?
13 November, 2015 @20:02
Qendërmbrojtësi i Splitit, Amir Rrahmani, ka shënuar golin e dytë dhe të barazimit për Shqipërinë sot, duke u gjetë më së miri pas një tollovie të krijuar nga korneri.
Mirëpo, ai është parë të vrapojë për të festuar golin me trajnerin Gianni De Biasi. Pse?
“Desha t’ia bëj me dije se jam falenderues për të që më dha besimin të isha pjesë e Shqipërisë në një ndeshje kaq të rëndësishme për ne shqiptarët. Treguam lojë të mirë të dyja ekipet dhe dhuruam spektakël,” ka thënë ai pas ndeshjes.
Rrahmani ka shënuar golin e parë të tij me kombëtaren shqiptare sot.