Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA - KOSOVA

E bujshme: Barcelona - Kosova, miqësore e mundshme në verë

E bujshme: Barcelona - Kosova, miqësore e mundshme në verë


2 April, 2021 @18:05

Udhëtimi i përfaqësueses së Kosovës në Spanjë për ndeshjen kualifikuese në Kampionatin Botëror, ka nxitur interesin e drejtuesve të gjiganit evropian, Barcelonës, për zhvillimin e një ndeshjeje të mundshme miqësore.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ish kandidati për president te FC Barcelona, Lluis Fernandez Ala.

Ai nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se miqësorja mes klubit të Barcelonës dhe përfaqësueses së Kosovës mund të zhvillohet gjatë muajit gusht në kuadër trofeut “Joan Gamper”.

“Ne jemi bashkuar sot me PassioSeny që të sjellim Kosovën në trofeun e ardhshëm të Gamper. Ne do ta njohim atë zyrtarisht dhe do t’ia shënojmë emrin Kosovës me të mëdha. Kjo është arsyeja pse jemi më shumë se një klub”, ka shkruar Lluis Fernandez, duke e shprehur edhe reagimin e tij ndaj diskriminimit të bërë nga spanjollët për shkak të mosnjohjes së Kosovës si shtet.

Ndeshja kundër Kosovës nuk do të ishte e para ndaj një përfaqësueseje për katalonasit, pasi që më parë kanë luajtur edhe kundër përfaqësueses së Brazilit në vitin 1999.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga