Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAMIZ SADIKU 1-3 VITIA

E dyta me radhë, Vitia ende shpreson në mbijetesë

Pamje nga një fitore vjeshtore e KF Vitia/ fb

E dyta me radhë, Vitia ende shpreson në mbijetesë


21 April, 2022 @1:05

Vitia e drejtuar nga trajneri Liridon Kukaj ka nisur të shfaqë shenja të këndelljes, edhe pse vonë, pasi që stinori është në prag të përfundimit.

Mirëpo, ekipi po kryen detyrën e vetë, derisa pas lojës së parë, Kukaj tashmë ka arritur fitoren e dytë me radhë me Vitin, që deri tash ka qenë thuajse e çregjistruar nga Liga e Parë Grupi B, por tash ka shpresa.

TABELA AKTUALE

Vitiasit sot morrën fitoren e dytë me radhë, duke e mposhtur skuadrën e Ramiz Sadikut dhe atë si mysafir, 1-3, për të kapur fitoren e pestë sezonale dhe tashmë kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të stinorit, ndjekin Vllazninë që ka gjashtë pikë më shumë!

Në xhiron e radhës Ramiz Sadiku i qetë në tabelë, luan derbin lokal ndaj 2 Korrikut, ndërsa Vitia pret Kikën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë