Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA 2-1 BESA

E dyta radhazi, Trepça në mes të renditjes

E dyta radhazi, Trepça në mes të renditjes


20 November, 2021 @15:42

Prej se u mposhtën nga Liria në Mitrovicë, futbollistët e Trepçës së drejtuar nga Emin Baliqi tashmë kanë kaluar në një formë të mirë dhe kanë shënuar dy fitore radhazi.

Kështu, mitrovicasit pasi mposhtën Vëllaznimin në xhiron e XII sot mposhtën edhe Besën e Pejës në kuadër të xhiros së XIII të Ligës së Parë Grupi A me rezultat 2-1 [Rodrigo Zalazar, Fatjon Bunjaku - n.n.].

TABELA AKTUALE

Fitorja ka ngritur ekipin nga Adem Jashari në vend të pestë të renditjes tabelare, ndërsa në anën tjetër Besa që po lufton për mbijetesë tashmë duket se vështirë i ka punët për të qenë edhe një stinor pjesë e Ligës së Parë!

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë