Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBNOR MUJA

E filloi nga KF Bardhi, Arbnor Muja bën hapin gjigant te Antwerp!

Foto: Royal Antwerp

E filloi nga KF Bardhi, Arbnor Muja bën hapin gjigant te Antwerp!


5 August, 2022 @16:39

Që nga sot, Arbnor Muja është pjesë e skuadrës belge të Antwerp, një transfer ky fantastik për gjithë futbollin e Kosovës!

Futbollisti kosovar që karrierën e filloi te KF Bardhi, për të vazhduar më pas te Trepça, Trepça ‘89 e së fundi Drita, sot e ka kompletuar transferin te skuadra e mirënjohur belge Antwerp, që drejtohet nga holandezi Mark van Bommel, e që në radhët e saj ka lojtarë të mirënjohur si Alderweireld e Nainggolan.

Ishte pikërisht Antwerpi që pak javë më parë luajti ndaj Dritës në kuadër të UEFA Conference League, e siç duket Muja i ra në sy belgëve pikërisht në ato dy ndeshje, që pastaj vendosën ta transferonin në radhët e tyre - një nga përfitimet e shumta të pjesëmarrjes së klubeve kosovare në garat evropiane!

23-vjeçari Muja te Antwerpi raportohet të jetë transferuar për plot 400 mijë euro, duke u bërë transferi më i shtrenjtë në histori të Superligës së Kosovës, përderisa me Antwerpin ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga