Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I KG-së

E fundit: KG eliminon Ferizajin nga Kupa, Behari kalon tutje

E fundit: KG eliminon Ferizajin nga Kupa, Behari kalon tutje


21 November, 2022 @14:51

Tashmë nuk është vetëm FC Prizreni ekip nga Liga e Dytë që ka arritur 1/8 e finales së Kupës së Kosovës. Prej sot, pjesë e 1/8 së Kupës është edhe ekipi nga Vitomorica, KF Behari.

Ata kanë vërejtur parregullësinë e Ferizajit dhe i kanë dorëzuar dëshmitë në FFK, prej ku është marrë Vendmimi që ndeshje të regjistrohet 3-0 në të mirë të Beharit dhe kështu ata shkojnë tutje në Kupë.

“Miratohet ankesa e FK Behar e bazuar dhe ndeshja e 1/16 të Kupës së Kosovës në mes të FK Behar – FC Ferizaj, e përfunduar me rezultat 2:3, në favor të FC Ferizaj, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të FK Behar.” ka shkruar në Vendimin e KG-së.

Ndërsa në arsyetim ka shkruar:

“Komisioni i Garave, me rastin e regjistrimit të ndeshjes FK Behar–FC Ferizaj e vlefshme për 1/16 të Kupës së Republikës së Kosovës, konstatoi se FK Behar ka ushtruar ankesë në parregullsinë e paraqitjes së lojtarit të FC Ferizaj: EdonSadriu me nrlic 8 dhe nr ID 000542M97, për shkak se lojtari është aktivizuar në ndeshje pasi që paraprakisht ishte i ndëshkuar me 2 kartonë të verdhë.

Gjatë administrimit të ankesës dhe shkresave të tjera nga ana e Komisionit të Garave u konstatua se: Ankesa është e afatshme, e lejuar e taksuare dhe i përmbush të gjitha kushtet për shqyrtim dhe shtjellim nga Komisioni i Garave.

Pas shikimit të protokolleve zyrtare të ndeshjeve të Kupës të edicionit 2021/2022, KG ka vërtetuar se lojtari i lartpërmendur ka qenë i ndëshkuar me kartonë të verdhë në  gjysmëfinalen e parë: FC Prishtina – FC Llapi, e zhvilluar me datë 07.04.2022, si dhe në finale të Kupës së Kosovës, Fc Drita – Fc Llapi, e zhvilluar me datë 26.05.2022 dhe i njëjti është dashur të pushojë në 1/16 të ndeshjeve të Kupës së Republikës së Kosovës, por të njëjtën nuk e ka respektuar dhe ky është paraqitur në ndeshjen FK Behar – FC Ferizaj, e zhvilluar më 17.11.2022, andaj kemi shkelje të nenit 56 paragrafi 4 të Propozicioneve të Garave: Dënimi automatik për shkak të dy vërejtjeve publike (kartonëve të verdhë) në ndeshjet për Kupën e Kosovës do të ekzekutohet në ndeshjen e parë të radhës për Kupën e Kosovës dhe i cili detyrim nuk është respektuar nga lojtari, prandaj edhe ankesa miratohet si e bazuar dhe ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 3-0 në favor të FK Behar.

Nga theksimet e lartshënuara u vendos si në diapozitiv të këtij vendimi.”

SKEMA AKTUALE E KUPËS

Ndeshja në fakt kishte përfunduar Behari 2-3 Ferizaji, por ekipi nga Vitomirica menjëherë pas ndeshjes kishte vërejtur parregullësinë në fjalë, që u doli të jetë “xhoker” për të kaluar tutje në Kupë.

 


 
Të gjitha lajmet nga