Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MILOT RASHICA

E konfirmon trajneri, Rashica mund të startojë nesër

E konfirmon trajneri, Rashica mund të startojë nesër


22 January, 2021 @15:36

Milot Rashica mund të jetë startues në ndeshjen e kësaj fundjave, ku skuadra e tij Werder Bremen të shtunën do të jetë mysafire e Hertha Berlinit në kuadër të Bundesligës.

Rashica ishte i lënduar për rreth një muaj e gjysmë, ndërsa në dy ndeshjet e fundit ka filluar të aktivizohet si zëvendësues.

Ai në ndeshjen e fundit kundër Monchengladbach që u zhvillua të martën, luajti për 16’ minuta dhe tregoi performancë të mirë.

Lidhur me këtë, foli trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt, i cili në konferencën e sotme për shtyp tha se kosovari mund të luajë si startues.

“Ai ka shumë energji e shkathtësi dhe ka treguar paraqitje të shkëlqyer në stërvitje dhe ndeshjen e fundit të së martës. Ai mund të jetë startues në ndeshjen e nesërme dhe sigurisht do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e javës së ardhshme kundër Schalkes,” tha trajneri Kohfeldt.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga