Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - FERONIKELI

E nis pranverën me spektakël, Drita merr kreun

Foto: FC Drita

E nis pranverën me spektakël, Drita merr kreun


12 February, 2022 @15:15

Me spektakël ka filluar pranvera në Superligë për skuadrën e Dritës.

Sot skuadra gjilanase në Lipjan shënoi fitore të thellë 7-0 (Hamdi Namani 4’ 36’ 42’, Marko Simonovski 54’, Arbnor Muja 74’, Almir Kryeziu 81’, Ardit Tahiri 87’) ndaj Feroniklit, për t’u ngjitur kështu në krye të renditjes.

Hat-tricku i Hamdi Namanit në pjesën e parë bëri që pjesa e mbetur e ndeshjes për Dritën të luhej sa për statistika. Gjatë pjesës së dytë Drita shënoi edhe 4 herë të tjera dhe kështu e mbylli ndeshjen me plot 7 gola të shënuara.

TABELA AKTUALE

Fitorja e shënuar dhe barazimi i Gjilanit ndaj Drenicës bëjnë që Drita ta mbyllë këtë xhiro në krye të renditjes, kurse Nikli e rrezikon edhe më tepër rënien nga Superliga.

Xhiron që vjen, Drita e pret Llapin, kurse Nikli e pret Gjilanin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga