REAL MADRID

“E pamundur që Hazard të arrijë nivelin e Ronaldos në Madrid.”
27 August, 2019 @13:00
Ish sulmuesi i Realit Madridit, Predrag Mijatovic, mendon se belgut Eden Hazard do t’i marrë kohë për t’u përshtatur me stilin e lojës të skuadrës së Zinedine Zidane.
50 vjeçari malazez tha se Hazard nuk është i aftë të arrijë të njëjtat nivele të performancës si Cristiano Ronaldo në Real Madrid.
“Hazard është një lojtar shumë i mirë. Ai është një nga lojtarët më të mirë në Evropë. Por, ne nuk mund të presim që ai të bëjë atë që bëri Cristiano Ronaldo. Sipas mendimit tim, është e pamundur dhe nuk ka asnjë lojtar që mund të luajë si Ronaldo.” - tha Mijatovic për Goal.