Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AFCON | SENEGALI - BURKINA FASO

E treta e vërteta për Senegalin?!

E treta e vërteta për Senegalin?!


2 February, 2022 @22:39

Me një lojë shumë më të mirë në pjesë të dytë të ndeshjes, Senegali ka siguruar finalen e tretë të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Senegali ka mposhtur Burkina Fason në gjysmëfinale të AFCON sonte me rezultat 3-1 [A. Diallo 70, I. Gueye 76, S. Mane 87 - B. Toure 82], derisa të gjitha golat e ndeshjes erdhën në 20-minutat e fundit të duelit.

Me këtë fitore Senegali ka arritur finalen e tretë të garës dhe tash do të kërkojë triumfin e parë në garën më të vlefshme të futbollit të shteteve afrikane. Më parë Senegali kishte humbur finalen e Kupës së Kombeve 2002 nga Kameruni pas penalltive, ndërsa të fundit, 2019 nga Algjeria 1-0.

Senegal

Në finale Senegali do të luajë ndaj njërit nga favoritët e garës, që vjen nga fituesi i duelit Kameruni-Egjipti. Kameruni dhe Egjipti bashkë janë shtetet më të stolisura në këtë garë dhe kjo ndeshje është finale para finales.

Por, me Senegalin që është kombëtarja më së larti e ranguar afrikane në renditjen mujore të FIFA, pritjet janë të mëdha nga ylli i Liverpoolit Sadio Mane me shokë, të drejtuar nga selektori Aliou Cisse.

Sadio Mane

Kameruni - Egjipti takohen të enjten mbrëma me fillim prej orës 20:00. Ndeshja për vendin e tretë në AFCON luhet të dielën në ora 17:00, ndërsa finalja e madhe, të dielën me fillim prej orës 20:00.


 
Të gjitha lajmet nga International