Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA'89 PARA RËNIES ME HUMBJEN E SOTME!

E treta me radhë për Dukagjinin, ‘89-shi në rrezik nga rënia direkte

Foto: KFDukagjini/ fb

E treta me radhë për Dukagjinin, ‘89-shi në rrezik nga rënia direkte


20 May, 2023 @18:08

Trepça’89 po kërkonte pikë sot në 18 qershori të Klinës, por ka qenë e pamundur për ekipin e Shpëtim Idrizit të bëhet më shumë ndaj Dukagjinit, që ka kapur një formë tepër të mirë së fundi në Superligë dhe me sot edhe ka arritur fitoren e tretë me radhë, duke kapur 9 pikë maksimale në 3 xhirot e fundit të elitës.

Reagimi i Dukagjinit për të treguar se kush e thotë fjalën kryesore në Klinë ka qenë i pamëshirshëm për mitrovicasit. Marclei Santos (8) dhe Oto John (17) brenda 20 minutave të para të ndeshjes thuajse kryen gjithçka, ndërsa dy golat tjera të duelit u dhanë në pjesë të dytë, sa për të përcaktuar përfundimtaren: Dukagjini 3-1 Trepça’89 [Marclei Santos 8, Oto John 17, Altin Merlaku 52 - Erdin Dushi 54].

TABELA AKTUALE”>TABELA AKTUALE

Në xhiron e fundit të stinorit Trepça’89 do të duhet ta mposhtë Prishtinën në Riza Lushta dhe të shpresojë që Ferizaji ndalet nga kundërshtari i tyre i sotëm, Dukagjini. E këta të fundit shpresojnë në një triumf të Gjilanit në Kupë të Kosovës, ashtu që të mbyllin stinorin në pozitën e katërt dhe të sigurojnë garat evropiane - për herë të parë në histori të tyre.

Përndryshe, pas 35 xhirosh, Dukagjini i renditur në pozitë të katërt ka 50 pikë, 3 më pak se Gjilani i tretë dhe 2 më shumë sesa Prishtina e pesta. Trepça’89 e parafundit në renditje (e nënta) ka 37 pikë dhe është në zonë rënieje. Zona e barazhit është një pikë mbi ta dhe në xhiron e parafundit okupohet nga Ferizaji. Xhiroja e fundit do të vendos nëse Trepça’89 apo Ferizaji bien direkt, ose cila do të kërkojë shpëtimin me ndeshje barazhi.

Pamje nga ndeshja e sotme

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga