Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI - FERONIKELI

E treta me radhë, për shpresë mbijetese

Pamje nga ndeshja e sotme. Foto: KFDukagjini/fb

E treta me radhë, për shpresë mbijetese


27 April, 2022 @18:30

Dukagjini i Armend Dallkut ka kapur formën e mirë në fund të kampionatit dhe tashmë veçse ka të regjistruar fitoren e tretë radhazi në tri xhirot e fundit, pasi që sot lehtë dhe pritur mposhti Feronikelin e rënë nga Superliga.

Dukagjini me dominim, mposhti të rinjtë e Feronikelit 4-0 [Altin Merlaku 9, Arbër Shala 15, Ergyn Ahmeti 45, Stefan Nikolic 85].

Vetëm pas 15 minutave të para të lojës, Dukagjini mori epërsi dygolëshe kur pas Altin Merlakut që hapi serinë e golave, shënoi edhe Arbër Shala me asistim të Ergyn Ahmetit.

TABELA AKTUALE

Në fund të pjesës së parë, Ahmeti shënoi edhe vetë për 3-0 në fund të 45 minutave të para, e në pjesë të dytë lojë e qetë, deri 5 minuta para fundit të ndeshjes për të shënuar edhe Stefan Nikolic për përfundimtaren 4-0.

Dukagjini me këto tri pikë ka dalë në pozitë të gjashtë për momentin, nga vendi i tetë ku gjindej dhe me padurim pret kiksin potencial të Malishevës!

Klinasit tashmë kanë nëntë fitore dhe 39 pikë në total, kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund të stinorit dhe luftës së tyre për mbijetesë direkte, pa barazh.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga