Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI 2-1 VUSHTRRIA

E treta rresht, Dukagjini del nga fundi i tabelës

FOTO / Eroll Popova

E treta rresht, Dukagjini del nga fundi i tabelës


22 July, 2020 @21:03

Forma e mirë që ka kapur Dukagjini pasi siguroi rënien nga Superliga po vazhdon, ndërsa me fitoren e sotme ekipi nga Klina ka dalë edhe nga fundi i tabelës, duke e futur Vushtrrinë aty, pas fitores në 18 Qershori.

Dukagjini ka mposhtur Vushtrrinë 2-1 [Abu Kamara 18, Granit Elezaj 55 - n.n. 40]. Kjo ka qenë fitorja e tretë me radhë për ekipin e Severin Elezajt, ndërsa sot rrënuan Vushtrrinë në fund të klasifikimit të Superligës.

Afrikani Abu Kamara (18’) ka shënuar golin e avantazhit për Dukagjinin në pjesë të parë të ndeshjes, pasi që disa minuta më parë kishte dështuar të shënojë nga penalltia (15’).

TABELA AKTUALE

Vushtrriasit barazuan pak para fundit të pjesës së parë të ndeshjes, në 1-1 (40’). Ndërsa në 10 minutëshin e parë të pjesës së dytë, përmes sulmuesit Granit Elezaj Dukagjini siguroi fitoren 2-1 (55’).

Bashkë, të dyja skuadrat në stinorin e ardhshëm do të garojnë në Ligë të Parë të Kosovës që do të ndahet në dy grupe, ndërsa Dukagjini do të përfundojë stinorin në Bajram Aliu të Skenderajt ndaj Drenicës që e ka jetike këtë ndeshje, e Vushtrria pret Llapin - pa ambicie.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga