FADIL BERISHA
E vlefshme, por jo shpëtimtare
4 May, 2016 @19:38
Prishtina me fitore sot ndaj Drenicës ka dalë prej zonës së barazhit të Superligës në vend të shtatë.
Trajneri i ekipit, Fadil Berisha, këtë fitore e ka cilësuar si të vlefshme, por jo edhe shpëtimtare, pasi që deri në fund të stinorit ka edhe 4 xhiro tjera për t’u luajtur.
“E patëm tërë lojën në dorë duke e dominuar atë duke krijuar edhe shumë raste, por nuk mund t’i konkretizonim deri në minutat e fundit. Ishte lojë e vështirë për ne, sidomos në aspektin psikik s’mund të merrnin veten, por në fund arritëm fitore të vlefshme, sepse shpëtimtare nuk është, por tani mund të marrim frymë më lehtë ku do të luftojmë deri në fund,” ka thënë Berisha shkruan faqja zyrtare e Prishtinës sot.
Prishtina shënoi fitore në fund të ndeshjes me golin e sulmuesit Dren Gashi, që stinorin e kaluar ka qenë i huazuar nga Prishtina pikërisht te Drenica.